Pacientit që vuante nga kapsllëku, i hoqën nga zorra masën gjigante (Foto, +18)
Kushtrim Gacaferri
Yin Lu nga Shangai i Kinës, ka qenë në krye të operacionit për heqjen e një mase gjigante që i ishte krijuar një pacienti në zorrën e trashë.
Në barkun e 22-vjeçarit që vuante nga kapsllëku kronik, ishte mbledhur për vite me radhë sasi e jashtëqitjeve që arrinte deri në 13 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Pas operimit të mundimshëm prej tre orësh, mjekët ia kanë dalë ta largojnë këtë formësim të gjatë 78 centimetra.
“Dukej sikur ishte gati të eksplodonte në çdo kohë, por më në fund e larguam”, ka thënë mjeku Lu lidhur me rastin.
Mësohet se ai kishte lindur me një sëmundje të rrallë, që nuk e lejonte të ndjente muskujt dhe për pasojë iu formua kjo gjë në bark, që e bënte të dukej sikur të ishte shtatzënë. /Telegrafi/