Carsten Flemming Hansen është lejuar nga Spitalit Universitar Aarhus në Danimarkë, që të pijë një gotë verë të bardhë dhe të tymos duhan, derisa shikonte perëndimin e Diellit.
Meqenëse 75-vjeçari kishte gjendje të rëndë nga gjakderdhjeve të brendshme, mjekët kanë vendosur të mos e operonin, duke konsideruar si shumë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Me të mësuar se ka vetëm disa ditë jetë, pacienti ka kërkuar që t’i plotësohet dëshira e fundit, por kjo ishte e pamundur sepse nuk lejohet tymosja në ambientet e spitalit.
“I mbyllëm sytë dhe lejuam familjarët ta nxjerrin përjashta me shtrat”, kanë thënë stafi, pasi lajmi për këtë rast kishte nxitur shumë kritika.
Imazhin e pacientit, ata e kanë arsyetuar si kënaqësinë e fundit, si dhe kanë shpjeguar insistimin e fëmijëve.
“Ishin momentet e fundit të jetës së babait, ai ka pasur jetë të mirë po i lë të gjithë mirë. Pse të mos i plotësohet e vetmja dëshirë që kishte”, ka thënë vajza Hansen lidhur me rastin. /Telegrafi/