Si shkaktar i dietës me shumë proteina, në veshkat e He Dong janë krijuar 420 gurë të madhësive të ndryshme.
Rrezet X kanë treguar sasinë e madhe të gurëve, si pasojë e të cilëve, burri 55-vjeçar është dashur t’i nënshtrohet një operimi që ka zgjatur mbi dy orë.
Mjekët në spitalin Jinhua të provincës Zhenjang të Kinës, ka arritur me sukses të heqin gurët, që i ishin krijuar duke ngrënë tepër “tofe”.
Ky ushqim, që është një gjizë me soja të ndrydhur, përmban sasi tepër të madhe të proteinave, që dyshohet të jetë shkaktar i gurëve në veshka.
Faktor tjetër që ka ndikuar në krijim e gurëve, ka qenë edhe mungesa e ujit, pasi zotëri Dong nuk pëlqente të pinte ujë. /Telegrafi/