Site icon Telegrafi

Pacienti zero në Itali përshkruan luftën me coronavirusin: Në komë sa isha, e kam parë vdekjen me sy

Pacienti zero me COVID-19 në Itali, Matia Maestri, 38-vjeç, ka folur për përvojën e tij me virusin vdekjeprurës gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane “Republica”.

“Këta dy muaj kanë qenë më shumë të rëndë sesa që e kam paramenduar. Befasisht u sëmura, isha në prag të vdekjes, por mendoj se jam zgjuar nga vdekja”, ka deklaruar Matia, transmeton Telegrafi.

Ai kishte temperaturë të madhe në ditën e 17 shkurtit dhe për ketë menjëherë shkoi në spital me autoambulancë, ku konstatuan se ka pësuar ndezje të mushkërive, duke i dhënë antibiotik dhe duke e këshilluar të kthehet në shtëpi.

Por, pas dy ditëve gjendja e tij shëndetësore vetëm sa u rëndua, kështu u detyrua sërish të shkoj në spital. Aty mjekët i thanë se mushkëritë i janë infektuar rëndë.

Askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte me të, derisa një anesteziologe u kujtua që t’ia bëjë testin e COVID-19, edhe pse asokohe asnjë rast nuk ishte raportuar në Evropë.

E vënë në gjumë në Kodonia dhe më pas e dërguan në spitalin e Pavijis ku ishte zgjuar pas 20 ditëve.

“Kam qenë në komë dhe e shihja vdekjen më sytë e mi, por tani po e shoh diellin”, e ka përshkruar momentin më kritik pacienti italian.

Ndërkohë u zbulua se pozitiv kishin rezultuar edhe gruaja e tij shtatzënë dhe prindërit. Babai i ndërroi jetë, e gruaja dhe nëna arritën të shërohen, e ky sot është baba i një vajze të shëndoshë.

Por ajo çfarë do të mbetet përgjithmonë mister është: kush e infektoi, që më pas ai të mund të infektojë të tjerët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version