Site icon Telegrafi

Pacienti vret katër persona dhe lëndon nëntë të tjerë në një spital psikiatrik në Rumani – gjithçka ndodhi në më pak se një minutë

Katër persona kanë gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë janë lënduar, pasi janë sulmuar nga një pacient në një spital psikiatrik në Rumani.

Sipas autoriteteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një 38-vjeçar që sapo ishte pranuar në spitalin në Sapoca, në verilindje të kryeqytetit Bukuresht, hyri në një dhomë trajtimi dhe sulmoi pacientët e tjerë me një stendë transfuzioni.

Si pasojë, tre prej pacientëve pësuan lëndime në kokë dhe vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër vdiq më vonë në spital, thuhet në raporte.

Në mesin e nëntë të plagosurve në sulm, dy ishin në gjendje kome, shtohet më tej.

“Gjithçka ndodhi në më pak se një minutë”, u citua të ketë thënë drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu.

“Ky pacient u pranua në një nivel mbikëqyrjeje normale. Simptomat e tij nuk jepnin asnjë indikacion se një tragjedi ishte e mundshme”, ka shtuar tutje ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version