Site icon Telegrafi

Pacienti me thikë të ngulur në kokë shfaqet në spital, pyet recepsionisten nëse ndonjë mjek është i lirë që ta trajtojë rastin e tij (Foto, +18)

Një çiklist i ka mbijetuar sulmit të tmerrshëm me thikë dhe kështu u fut në spital me thikën e ngulur në kafkë, duke i kërkuar punonjësve ta informojnë “nëse ndonjë mjek është i lirë”.

I mbuluar me gjak, Shaun Wayne, 34-vjeç, shokoi recepsionisten e cila nuk i besonte syve kur pa të riun duke qëndruar në këmbë para saj me thikën e ngulur në kokë, transmeton Telegrafi.

Ai po shkonte me biçikletë në punë në afërsi të Cape Town, Afrikë të Jugut, kur u sulmua nga dy meshkuj, ku njëri prej tyre ia nguli thikën në kokë.

Thika 15 centimetërshe kishte ngecur në kokën e tij derisa sulmuesi po mundohej t’ia vidhte biçikletën, dhe është interesant se si përkundër plagës së marrë kishte arritur t’i rrah të dy sulmuesit.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai hipi në biçikletë dhe u nis për në spital për t’ia hequr thikën e ngulur në kokë. Mjeku Brendan Venter, 48-vjeç, ka deklaruar se si kolegët e kishin informuar se një pacient me thikë në kokë po e priste në korridor.

“Ai ishte shumë i sjellshëm dhe për asnjë moment nuk bëri panik. Për fat të mirë thika në kokë nuk kishte prekur pjesët vitale që mund ta mbysin”, ka shtuar mjeku Venter. /Telegrafi/

 

Exit mobile version