Site icon Telegrafi

Pacienti i shtrirë në korridorin e spitalit të Gjakovës (Video)

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, pretendohet të jetë xhiruar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, saktësisht në repartin e kirurgjisë.

Aty shihet se si një person qëndron i shtrirë në dysheme, derisa askush nga mjekët nuk i dëgjon thirrjet e tij dhe s’i afrohet për t’i ofruar shërbime.

Video mendohet të jetë bërë në orë të vona të natës, dhe sipas atyre që e kanë publikuar, mjekët kujdestarë në atë kohë i kishte zënë gjumi.

Exit mobile version