Site icon Telegrafi

Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive mesazh prekës: Mos u vaksinoni, mirëpo vini këtu ku jam unë

Një pacient i infektuar me coronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Derisa ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, ai ka thënë se është gabimi i tij që nuk është vaksinuar.

“Kam qenë në Obiliq me një terapi atje s’ka bo punë hiq edhe prej atje më kanë pru këtu sot, kam qenë shumë keq, keq jam prapë. Është faji im që nuk jam vaksinuar”, ka thënë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive per RTV 21.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me coronavirus.

Exit mobile version