Site icon Telegrafi

Pacienti shëtiste me mbajtësen e infuzionit, arrestohet nga policia amerikane – pretendonin se donte ta vidhte (Video)

Një afro-amerikan që është arrestuar në oborrin e një spitali në Illinois të SHBA-ve derisa po shëtiste me infuzion, pretendon se policët kishin pasur qasje raciste ndaj tij.

E në anën tjetër policët ishin shfaqur në vendin e ngjarjes pasi roja e spitalit e kishte raportuar rastin, dhe ata kishin arrestuar 24-vjeçarin Shaquile Duke mbi pretendimet se ka vjedhur pajisjen medicinale, transmeton Telegrafi.

Policia e Freeport ka konfirmuar se Duke ka ngritur padi me pretendimin “se policët janë sjellë në mënyrë të vrazhdë dhe të padrejtë me të”.

Duke kishte shkuar për pushime në Freeport, rreth 160 kilometra në perëndim të Chicagos, kur pësoi ndezje të mushkërive dhe u detyrua të kërkoj ndihmë në spital.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, ka pranuar se ishte shtrirë në spitalin FHN ku kishte qëndruar për dy ditë. E në mëngjesin e ditës së tyre, ndihej paksa më mirë dhe kishte kërkuar leje nga mjekët nëse mund të del pak për shëtitje.

Kështu doli jashtë më vëllanë dhe një mik i veshur me rroba të spitalit duke tërhequr zvarrë mbajtësen e infuzionit. Por, kur u shfaqën në oborr, Duke thotë se roja i pyeti nëse po planifikojnë ta shesin mbajtësen e infuzionit në internet?

“Kam qenë shumë i nervozuar”, ka deklaruar Duke, duke shtuar se ishte ndjerë i fyer për faktin që nuk e kishte pyetur nëse ka nevojë për ndihmë dhe kishte paragjykuar kinse janë hajna.

Aty menjëherë roja i kishte telefonuar policisë për intervenim: “I kam pranë vetes tre burra me ngjyrë të cilët po tentojnë të vjedhin pajisje medicinale nga spitali”.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia arrestoi tre burrat, duke i akuzuar për prishje të rendit. Dy prej tyre gjithashtu akuzohen për pengim të kryerjes së detyrave ndaj zyrtarëve policorë, thuhet në raportin e policisë së Freeport.

Duke pretendon se gjatë arrestimit i është hequr nga vena infuzioni, por jo nga mjekët. Policët gjithashtu i kishin marrë inhalatorin për astmë. E derisa po e dërgonin në stacionin e policisë, Duke ka pësuar sulm të astmës, kurse inhalatorin ia kanë dhënë me të mbërritur mjekët.

Disa orë më pas ai është rikthyer në spital, por kësaj radhe me pranga, e policia ka angazhuar një hetues të pavarur për t’u marrë me rastin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tYITJWsN8N8

Exit mobile version