Site icon Telegrafi

Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër

Pacienti i cili është larguar një ditë më parë nga Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik dhe Psikiatrik në Shtime, është kthyer përsëri në qendër këtë mëngjes.

Lajmin për Radio Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Qendrës, Miftar Zenelaj, sipas të cilit, pacienti ka qenë me leje të punëtores sociale.

“Ai personi ka qenë me leje të punëtores sociale, gjendjen e ka pasur shumë stabile në aspektin psiko-emocional, nuk ka pasur ndonjë çrregullim as të sjelljes as në aspektin emotiv, ka dalë me leje të rregullt nuk është kthy”, tha ai.

Lexo po ashtu Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime

Zenelaj tregon se nëse një pacient pas dy orë nuk kthehet përsëri në qendër, atëherë e kanë obligim të raportojnë organet e sigurisë.

“Ne e kemi si rregullore dhe obligim me lajmëru organet e sigurisë, pas dy ore që nuk kthehet në institucion edhe ai është kthyer sot, në mëngjes është kthyer”

Pacienti është kthyer në gjendje stabile, dhe sipas Zenelajt nuk ka ndonjë shenjë të lëndimit

“Gjendja e tij është brenda kufijve të normales, nuk ka ndonjë shenjë të lëndimit”.

 

Exit mobile version