Personi i parë të cilit iu transplantua veshka e derrit ka vdekur gati dy muaj pas procedurës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Richard “Rick” Slayman, 62 vjeç, iu nënshtrua transplantit katërorësh në një spital në Boston në mars.
Kjo shënoi herën e parë që një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht u transplantua në një pacient të gjallë.
Kirurgët thanë se besonin se organi do të zgjaste për të paktën dy vjet.
Familja e Slayman njoftoi vdekjen e tij dje, duke falënderuar mjekët që kryen operacionin e parë në botë për “përpjekjet e tyre të mëdha”.
Ata thanë se transplanti nga kafsha te njeriu u dha atyre “shtatë javë të tjera me Rick, dhe kujtimet tona të bëra gjatë asaj kohe do të mbeten në mendjet dhe zemrat tona”. /Telegrafi/