Telegrafi

Pacienti në Pejë falënderon stafin e spitalit për trajtimin gjatë shërimit të tij

Foto: Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar një letër falënderimi nga një pacient i cili është trajtuar në Repartin e Pediatrisë.

Sipas një postimi në faqen e spitalit, thuhet se falënderimi është motivim shtesë për punën e personelit.

“Letra falënderuese e pacientit nga Reparti i Pediatrisë

Po publikojmë këtë letër që kemi marrë nga një pacientë i shtrirë në Repartin  e Pediatrisë i cili falënderon Personelin e Repartit të Pediatrisë për kujdesin shëndetësorë ndaj tij. Padyshim që ky falënderim i veçantë, është motivim shtesë për punën e Personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Letrën po e publikojmë me lejen e familjes së pacientit”, thuhet në postimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. /Telegrafi/