Telegrafi

Pacienti në Maqedoni: I pari reagova për ilaçin “Trikafta”, ndërsa ende nuk e kam marrë

Mungesa e ilaçit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike bëri bujë të madhe në RMV. Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, njoftoi se kjo terapi ka arritur në vend dhe se do të dërgohet te pacientët.

Njëri prej pacientëve me fibrozë cistike Igor Pehçevski, ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar që edhe ai ta merr ilaçin Trikafta. Pehçevski shkruan se është pacienti që e ka publikuar emrin e ilaçit nga krevati i spitalit dhe se e ka njoftuar opinionin për mungesën e tij.

“Derisa nuk e publikova transparentin nga shtrati i spitalit, askush nuk e dinte se çfarë ishte Fibroza Cistik, as media, as publiku, e lëre më ilaçin TRIKAFTA. Dhe tani që ilaçi është këtu dhe në klinika – UNË NUK E KAM MARRË ILAÇIN.
I pyes autoritetet:
A do ta marrim ne të tjerët ilaçin me kohë, sepse sëmundja është e paparashikueshme dhe progresive çdo ditë?”, ka shkruar Pacienti.

Ditën e djeshme ministri i Shëndetësisë, njoftoi se fillimisht ky ilaç do të dërgohet te pacientët që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kësaj terapie, kishte edhe një viktimë nga sëmundja e fibrozës cistike./Telegrafi/