Njëri nga pacientët më të moshuar të prekur me virusin COVID-19, burri 101-vjeç nga qyteti italian Rimini, është shëruar nga coronavirusi kanë bërë të ditur mediat italiane, pas raportimeve për numrin e madh të vdekjeve në veçanti te moshuarit.
Lajmin për shërimin e 101-vjeçarit nga coronavirusi e ka konfirmuar zëvendëskryetarja e qytetit Rimini, Gloria Lisi, e cila tha se “zotëri P ia ka dalë” dhe se mbrëmë është liruar nga spitali, transmeton Telegrafi.
Në Itali janë infektuar më shumë se 60 mijë persona, kurse gjatë dy javëve të ardhshme pritet të jenë vendimtare nëse do të bie apo rritet numri – e qeveria ka ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.
Hiq më mirë nuk është as Spanja së bashku me SHBA-të që kanë tejkaluar Kinën sa i përket numrit të prekurve dhe vdekurve. /Telegrafi/