Një pacient kishte ikur nga Reparti i Psikiatrisë ku kishte qenë duke u trajtuar, ndërsa policia e ka arrestuar të njëjtin të dielën pasdite.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, ndërsa raportohet se i dyshuari ka tentuar ta sulmoj motrën dhe kishte kanosur vëllain e tij.
Ai dyshohet se ka probleme psikike, dhe se kishte ikur nga reparti i psikiatrisë, ku kishte qenë duke u trajtuar.
“Gjilan 01.03.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte tentuar ta sulmoj motrën e tij dhe kishte kanosë vëllain e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Dyshohet se ka probleme psikike i cili kishte ikur nga reparti i psikiatrisë ku kishte qenë duke u trajtuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/