Telegrafi

Pacienti ende gjallë, ata rrihen se kush do ta digjte trupin e tij në krematorium (Video)

Në një spital kinez u zhvillua një luftë grushtesh, dhe jo vetëm, në mes të përfaqësuesve të dy kompanive për një shërbim funerali rreth asaj se kush ka të drejtë të bënte djegien e pacientit në krematorium.

Për ta bërë historinë edhe më të çuditshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata po ziheshin derisa pacienti ishte gjallë, dhe mjekët ishin duke luftuar për jetën e tij.

Policia thotë se pjesëmarrësit që janë zënë ishin punëtorë të kompanive të shërbimeve të varrimit, dhe në spital po prisnin për “viktimën” e radhës.

Më tej bëhet e ditur se të gjithë pjesëmarrësit janë arrestuar dhe janë dënuar me nga 15 ditë burg. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=olvx1VlQ4LE