Site icon Telegrafi

Pacienti i dehur shkoi në spital me dhimbje të mëdha – mjekët në Indi ia nxjerrin gotën e argjendtë nga barku

Mjekët në Indi mbetën të habitur kur iu dha detyra që t’ia largojnë nga barku i një burri gotën e argjendtë – që besohet se e kishte futur përmes rektumit të tij.

Burri i paidentifikuar nga Maharajganj, kishte shkuar në spital me dhimbje të mëdha barku dhe duket se terapitë nuk i kryenin punë – pavarësisht se kishte bërë disa kontrolle, transmeton Telegrafi.

Por, mjeku Lal Bahadur Siddharth nga spitali Siddharth në Jaunpur, që i bëri rëntgenografinë zbuloi se brenda barkut kishte një gotë.

Aty menjëherë pacienti u dërgua në sallën e operacionit, ku mjekët me sukses arritën t’ia nxjerrin gotën mesatarisht të madhe.

Videoja 73-sekondëshe shfaq procedurën, ku një mjek shihet duke bërë pastrimin përreth barkut dhe më pas nxjerrjen e gotës së argjendtë.

Mjekët thonë se pacienti ka marr veten, e në momentin kur është shfaqur në spital ishte shumë i dehur, megjithatë mbetet mister se si përfundoi gota në barkun e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version