Telegrafi

Pacienti me COVID-19 ishte për 48 ditë në gjendje kome, pasi u zgjua e kuptoi se nëna e tij kishte vdekur nga virusi

Një pacient me coronavirus që kaloi 48 ditë në gjendje kome në Angli, pasi u zgjua e kuptoi se nëna e tij kishte ndërruar jetë nga virusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mohamed Azeem, 35 vjeç, u pranua në spitalin e Bradford Royal Infirmary, pasi vuante nga sëmundja e COVID-19.

Pasi iu përkeqësua gjendja, ai u nxitua për në kujdesin intensiv dhe u vendosë në ventilator.

Pas më shumë se një muaj e gjysmë në gjendje kome, Azeem, arriti të këndellej, megjithëse pasi u zgjua pranoi lajmin se nëna e tij kishte ndërruar jetë, ndërsa ai ishte pa vetëdije. /Telegrafi/