Pacientët në një nga spitalet e Wuhanit u është dhënë mishi i breshkave për darkë ndërsa janë në karantinë, si pasojë e virusit vdekjeprurës.
“Vakti i sotëm përfshin mish breshkash të buta”, dëgjohhet duke thënë një person i izoluar në një video të publikuar nga media kineze, transmeton Telegrafi.
Sëmundja ngjitëse, e cila ka mbyt 638 njerëz, u kalua tek njerëzit nga kafshët e egra – veçanërisht lakuriqët dhe gjarpërinjtë, besojnë ekspertët.
Mishi i breshkave të buta, konsiderohet shumë ushqyese në mjekësinë tradicionale kineze.
Njerëzit besojnë breshkat janë të pasura me proteina dhe mund të ndihmojnë njerëzit e sëmurë të shërohen më shpejt.
Ato mund të vijnë nga fermat e egra ose ato të mbarështimit dhe zakonisht ziejnë në ujë për të bërë një supë ushqyese. /Telegrafi/