Telegrafi

Pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat, nga ato elementaret deri te citostatikët (Video)

Derisa zyrtarë institucionesh lavdërohen me përmbushjen e nevojave për furnizim, pacientët tregojnë se të njëjtat mungojnë.

Ata që kanë nevojë të marrin shërbime në klinikat e QKUK-së thonë se po blejnë nga gjërat elementare deri në citostatikë.

E për këto të fundit ose duhet blerë ose duhet pritur me javë për t’i marrë në Institutin e Onkologjisë.

Faktin se buxheti u menaxhua më mirë nga vetë SHSKUK-ja vitin e kaluar Rrahmani nuk e pranon, ndonëse më herët kishte deklaruar se gjendja në furnizim është dukshëm më e mirë.

Burime të KTV-së, brenda QKUK-së kanë konfirmuar se ditëve të fundit mbulueshmëria me furnizim në këtë klinikë arrin vetëm deri në 40 %, ndërkaq rreth 30 barna nga lista esenciale mungojnë.

Për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm për furnizim me citostatikë, ky institut varet edhe nga donatorët.

VENERA_CITOSTATIKET_06_05 from Koha.net on Vimeo.