Telegrafi

Pacientët vazhdojnë t’i blejnë ilaçet

Për një gjendje të tillë është në dijeni edhe stafi i QKUK-së. Mjekët thonë se shpesh herë gjenden në situata të vështira, raporton KTV.

Qysh në fillim të vitit, në mungesë janë antibiotikët, shiringat dhe penjtë e nevojshëm për sallat e operacionit.

Pavarësisht kësaj situate, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se do të kujdeset që ta rregullojë këtë problem shumë shpejt.

Ditë më parë për këtë situatë ishte ankuar i pari i QKUK-së, Nijazi Gashi, i cili madje kishte thënë se do t’i shkelë të gjitha procedurat tenderuese dhe me buxhetin që ka QKUK-ja do t’i sigurojë këto materiale të domosdoshme për QKUK-në.

Institucionet shëndetësore ka kohë që nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale me barna, e shkaktar për këtë problem gjithmonë kanë thënë të jenë procedurat e prokurimit. /Telegrafi/