Telegrafi

Pacientët sulmojnë zyrtarët policorë në Gjorçe Petrov

Në Klinikën “Gjorçe Petrov” në Komunën me emër të njëjtë, mbrëmë pacientët kanë sulmuar zyrtarët të policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia njofton se mbrëmë në orën 23:05 në Stacionin Policorë në Gjorçe Petrov është marrë njoftimi nga ekipet kujdestare se pacientët kanë prishur rendin publik.

Kur zyrtari policorë ka tentuar t’i ndalojë e kanë sulmuar dhe e kanë larguar nga vendi i punës.

Nga MPB thonë se po marrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/