Agjencia për barëra dhe mjete mjekësore (MALMED), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondit Shëndetësor, në pajtim me programin për furnizimin e barërave të cilat janë linja e parë për terapinë e sëmundjeve malinje, njoftoi se sot ka nënshkruar marrëveshje me operatorin ekonomik i cili ka fituar në procedurën për furnizimi publik të ilaçit i cili shfrytëzohet në terapinë e metastazave apo karcinomit të veshkëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo Agjenci njoftojnë, se të gjithë pacientët te të cilët është e diagnostifikuar kjo sëmundje dhe kanë nevojë për këtë ilaç, për dhjetë ditë do të mund t’a marrin falas në Klinikën për Onkologji./Telegrafi/