Tv Telma bën të ditur se ka vdekur një pacient me sëmundje të rrallë, ndërkaq ka edhe të tjerë të cilët jetojnë në pasiguri të plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pacienti me sëmundjen e rrallë fibrozë idiopatike të mushkërive ka vdekur duke pritur ilaçet. Pacienti ka tentuar që të blejë ilaçin pasi që nuk ka marrë miratim më shumë se një vit. Vdiq një ditë para se të fillojë të përdorë ilaçet.
Ka pacientë të tjerë që janë përfshi në program dhe ilaçet janë miratuar për këta persona, por blerja është duke u vonuar. Ata janë të revoltuar që shteti lejon pengesa administrative.
Nëse nuk shpallet tender atëherë blerja e tyre do të shtyhet për në mars të vitit që vjen, kështu pacientët do të mbeten pa terapinë e patjetërsueshme. Pacientët shpresojnë që kryeministri do të angazhohet dhe t’u del në ndihmë./Telegrafi/