Telegrafi

Pacientët në Maqedoni të painformuar për të drejtat e tyre (Video)

Në Maqedoni thuajse një dekadë ekziston Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Shumica e qytetarëve ende nuk janë të informuar se cilat janë të drejtat e tyre si pacient. Për Ligjin që është miratuar në vitin 2008, janë informuar vetëm një numër i vogël i qytetarëve.

“Nuk jam e informuar fare, paguaj kudo që shkoj, në spital, gjithçka paguhet“, deklaroi një qytetar për Alsat-M.

Hulumtimet e organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të pacientëve tregojnë se një numër i madh i mekanizmave të parashikuara me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve janë të pazbatuara dhe për shkak të kësaj qytetarët nuk i dinë të drejtat e tyre.

Sipas hulumtimeve të shoqatës ECE, qytetarët më së shumti probleme kanë për shkak të mos informimit se si të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës, të drejtën e privatësisë gjatë kontrolleve dhe të drejtën e shqyrtimit të dosjes personale mjekësore./Telegrafi/