Site icon Telegrafi

Pacientët me sëmundje të zemrës nuk duhet të tremben nga seksi

Close up of well dressed couple hugging in theater lobby

Ky është rekomandimi i parë shkencor në lidhje me problemin i cili qetëson të mbijetuarit e sulmit në zemër, por edhe ata me sëmundje tjera të zemrës.

Seks mund të bëni një javë pas sulmit relativisht të ulët në zemër dhe në qoftë se pacienti mund të bëjë disa hapa pa siklet, thuhet në njoftimin e Shoqatës, duke shtuar se Viagra dhe stimuluesit e tjerë mund të përdoren edhe nga njerëzit me sëmundje të qëndrueshme të zemrës.

Nga njëra anë, ata të cilët kanë përballuar sulmin e parë në zemër, kanë më shumë gjasa të përjetojnë edhe të dytin; në anën tjetër, nuk ka asnjë dëshmi se ata janë më të rrezikuar nga seksi, në krahasim me njerëzit e shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

“Shumë pacientë me sulm në zemër nuk mendojnë nëse duhet apo nuk duhet ngjitur shkallëve, por më shumë janë të shqetësuar nëse seksi do t’u shkaktojë një tjetër sulm në zemër dhe ndoshta vdekjen e papritur,” shkruan Glen Levine (Glenn Levine), autori kryesor i raportit të botuar.

Raporti thotë se mjekët duhet t’u rekomandojnë seks çdo pacienti, sepse shumë nga ata nuk kanë informacione, tha Levine.

Pacientët kardiak duhet patjetër të konsultoheni me një mjek përpara se të angazhohen në aktivitetet seksuale, por shoqata mjekësore thotë se sigurisht që atyre do t’u lejohet që këtë ta bëjnë. /Telegrafi/

Exit mobile version