Sipas informatave dhe videove amatore të dërguara në adresën e Tv Shenja, pacientët me sëmundje të rënda në ambulantën vaskulare në klinikën e Shkupit presin më shumë se pesë orë ardhjen e mjekut. Kjo gjë i irriton ata tej mase dhe kërkojnë nga motrat medicinale që të sigurojnë mjekun pasi nuk munden më të presin dyerve të spitalit në gjendje të tillë të rëndë shëndetësore.
Në njërën prej videove amatore shihet dera e mbyllur e ordinancës dhe motra medicinale që nuk e dinë se ku gjendet mjeku.
Edhe pse video është filmuar më herët dhe në video thuhet se pacientët po presin që prej orës 8 deri në orën 12, burimi jonë thotë se pritjet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të pasdites të përcjella me nervozizëm dhe tentim për t’u takuar me drejtoreshën e spitalit për të cilën pacientëve u është thënë se është në mbledhje./Telegrafi/