Razie Yildirim që u hospitalizua me dhimbje barku, i janë nxjerrë dy gjilpëra që i kishte mbajtur në trup për 66 vjet.
Kurrë më parë nuk kishte pasur ndonjë problem, derisa sa ndjeu dhimbjet e fuqishme dhe e dërguan në një spital në Izmir të Turqisë, transmeton Telegrafi.
Pas fotografimit me rreze X, është gjetur se ajo ka një lidhje të pazakontë mes barkut dhe lëkurës, gjë që i shkaktonte nganjëherë edhe rrjedhje të lehta.
Gjithçka kishte filluar para gjashtë dekadash, kur ajo i futi tri gjilpëra në barkë, derisa ishte dyvjeçare. Mjekët ia kishin nxjerrë njërën, por dy të tjera me nga pesë centimetra, nuk i kishin parë.
Atë e dërguan në spitalin e specializuar për hulumtime Ataturk, ku filloi procedura e diagnostikimit dhe u kryen përgatitjet për operim.
Përkundër pritjeve për komplikim, ekipi i mjekëve ia nxori me lehtësi gjilpërat e ndryshkura dhe të shtresuara në kohë. Gjendja e saj është përmirësuar, ndërsa pritet që së shpejti të lëshohet në shtëpi. /Telegrafi/