Telegrafi

Pacientes i plotësohet dëshira e fundit – të shihte detin vetëm edhe njëherë (Foto)

"The hand of a young woman holding one of an old woman. Meeting of generations, like many other times, or maybe the latest. Selective focus, natural light."

Infermierët Danielle dhe Graeme nga Queenslandi i Australisë, ia kanë plotësuar dëshirën një pacienteje, që po dërgohej në spital për të qëndruar aty deri në fund të jetës.

Me të kuptuar se ajo ka dëshirë që ta shohë detin edhe njëherë, kërkuan që të ndalojnë autoambulancën për ta dërguar me shtrat në bregdet, transmeton Telegrafi.

Qëndrimi i pacientes në bregdet

“I rridhnin lotët dhe shikonte me mallëngjim. Ishte një moment shumë emocional”, ka thënë njëri nga infermierët, në fotografinë e postuar në rrjetin social.

Veprimi tyre është komentuar shumë pozitivisht, ndërsa është pëlqyer mbi 40 mijë herë.

“Nganjëherë nuk nevojitet shkollimi, aftësia apo përvoja, por vetëm pak njerëzi të rëndomtë për ta bërë ndryshimin”, ka qenë një nga komentet e shumta për këtë rast. /Telegrafi/