Telegrafi

Pacienti britanik 82-vjeçar me dializë ishte i pari që mori vaksinën e Oksfordit

Vaksinën e parë të Oksfordit, e cila filloi të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar, u mor nga 82-vjeçari Brian Pinker, i cili është një pacient me dializë.

Pinker tha se vaksina do t’i japë atij qetësinë e nevojshme ndërsa vazhdon trajtimin e tij dhe shtoi se po pret të feston 48 vjetorin e martesës së tij.

“Unë jam aq i lumtur dhe i kënaqur që marr vaksinën që u krijua në Universitetin e Oksfordit për të cilën jam veçanërisht krenar. Unë gjithashtu dua të përgëzoj stafin mjekësor që ishte i jashtëzakonshëm sot”, tha Pinker.

Infermierja Sam Foster vaksinoi Pinkerin dhe tha se ishte privilegji i saj të ishte e para që dha vaksinën në Spitalin Churchill, jo shumë larg Universitetit të Oksfordit, ku ajo ishte zhvilluar gjithashtu.

“Unë pres që shumë më tepër pacientë dhe stafi i kujdesit shëndetësor të vaksinohen me vaksinën e Oxfordit në javët e ardhshme. Kjo do të kontribuojë ndjeshëm në ndryshimin për njerëzit që jetojnë në komunitete, por edhe punëtorët që kujdesen për pacientët në spitale”, shtoi ajo. /Telegrafi/