Telegrafi

Pa zgjidhje takimet e FMN-së

Në një komunikatë të lëshuar në përfundim të takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se FMN-ja zotohet të "shtojë punën e saj" në aspekte të tilla si disekuilibri global dhe lëvizjet në kursin e shkëmbimit të monedhave.

Drejtori i menaxhimit të FMN-së Dominik Shtraus-Kahn tha se udhëheqësit botërorë po diskutojnë çështjet që duhet. Por ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të efektshme për të arritur në miratimin e politikave.

Ndërsa udhëheqësit botërorë të financave nuk arritën të binin dakord për një strategji të re, Kryetari i FMN-së, ministri egjiptian i Financave, Jusuf Butros-Gali, tha se anëtarët ranë dakord se FMN-ja duhet të luajë një rol më të madh në trajtimin e mosmarrëveshjeve lidhur me monedhën.

Në komunikatën përfundimtare të FMN-së thuhet se duhen marrë masa të mëtejshme për të forcuar rregullat dhe kontrollin. Zoti Butros-Gali tha se kontrolli shumëpalësh është gjithnjë e më i nevojshëm, ndërsa ekonomitë integrohen përherë e më shumë.

Ndoshta këto çështje dominuan faktin se FMN-ja tha se rimëkëmbja ekonomike po vazhdon, edhe pse është delikate dhe jo e barabartë.

Në një konferencë shtypi të Komitetit për Zhvillimin të Bankës Botërore, Drejtori i Bankës Robert Zellik tha se nuk është i shqetësuar se çështjet e pazgjidhura të këtyre takimeve do të dominojnë bisedimet për zhvillimin të takimit të G-20 muajin e ardhshëm në Seul të Koresë së Jugut. /Telegrafi/