Telegrafi

Pa ujë tri lagje të mëdha të Prishtinës

Zyra për marrëdhënie me publikun e KUR “Prishtina” njoftoi konsumatorët e lagjes “Ulpiana”, “Muhaxhirët” dhe një pjesë të lagjes “Dardania” (ndërtesat përreth PTK-së), se sot duke filluar nga ora 09:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërmarrja thotë se shkak i kësaj ndërprerje uji janë sërish punimet teknike në kuadër të fazës së II-të të investimeve-vendosja e kyçjeve të reja shtëpiake-transferimi i kyçjeve nga rrjeti ekzistues në rrjetin e ri, raporton Koha.net.

KUR “Prishtina” thotë se mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. /Telegrafi/