Telegrafi

Pa ujë një pjesë e konsumatorëve të Çairit

Për shkak rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Kemal Ataturk”, nesër pa furnizim me ujë do të mbeten shfrytëzuesit e rrugëve “Kemal Ataturk”, “Pançe Nedelkovski” dhe “Kosta Abrasheviq” në komunën e Çairit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë prej orës 7:30 deri në përfundimin e ndërhyrjes në rrjetin e ujësjellësit./Telegrafi/