Telegrafi

Pa ujë disa lagje të Prishtinës

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot për shkak të punimeve teknike – vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.

KUR ”Prishtina” njofton se pa ujë do të mbesin konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore”Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda lagjeve të lartcekura, sot duke filluar nga ora 10:00-15:00 do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm, raporton Telegrafi.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në këto lagje. /Telegrafi/