Ende pa u bërë dy javë nga hapja solemne e kinemasë Cineplexx, disa qytetarë të papërgjegjshëm kanë shqyer me thikë karriget e sallës.
Kjo dukuri çnjerëzore ka shokuar shumë qytetarë, të cilët me padurim kishin pritur hapjen e kësaj kinemaje që shfaq filmat më të ri të kinematografisë amerikane, transmeton Telegrafi.
Derisa në shumë vende perëndimore kinemanë e cilësojnë si një ambient relaksi dhe argëtimi, e kundërta ka ndodhur me disa persona të papërgjegjshëm që kanë shqyer karriget.
Drejtuesit e kinemasë kanë bërë të ditur se veprimet e tilla do të paraqiten në Policinë e Kosovës dhe se do të shfrytëzohen kamerat e sigurisë për kapjen e huliganëve. /Telegrafi/