Real Madridi nuk do të mundë të transferojë lojtarë në dy afatet e ardhshëm kalimtarë, sipas një vendimi të FIFA-s, pasi klubi është akuzuar për shkeljen e rregulloreve në lidhje me mbrojtjen dhe transferimin e lojtarëve nën moshën madhore.
Ky vendim vjen pas një afati kalimtar, në të cilin Los Blancos thuajse aspak nuk participuan. Aktiviteti i vetëm i tyre gjatë verës ishte blerja e Alvaro Moratas nga Juventusi.
Së bashku me Atletico Madridin, Mbretërve iu ishte kumtuar suspendimi më herët, porse ata kishin apeluar, ndërsa FIFA i ka hedhur poshtë ankesat e dy klubeve nga kryeqyteti spanjoll.
Duke pasur parasysh se mund të dënoheshin, krerët e klubit është dashur që të investonin më shumë gjatë kësaj vere.
Shfrytëzimi i klauzolës për riblerjen e Moratas, inkuadrimi i Marco Asensios në ekipin e parë dhe kthimi i Fabio Coentraos nga huazimi te Monaco – është aktivitet u ulët në tregun e transferimeve për një klub të madh si Reali.
Pritet të shihet nëse veprimi i Los Blancos do ta ndëshkojë suksesin e skuadrës, apo ndoshta ekipi është mjaft i fortë që t’i bëjë ballë një vendimi të tillë të FIFA-s. /Telegrafi/