Site icon Telegrafi

Pa tenda e me vetëm dy orë gjumë, ushtarët e FSK-së përfundojnë me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës.

Mehaj ka thënë se ushtarakët tanë ia dolën me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës.

“Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës.
Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale.
Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara.
Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer.
Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona! /Telegrafi/

Exit mobile version