Site icon Telegrafi

Pa telashe, Bayerni kthehet te fitorja (Video)

Bayern Munichu ka regjistruar fitore të lehtë përballë PSV Eindhovenit duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Bavarezët paraprakisht i kishin kaluar tri ndeshje pa fitore (në të gjitha garat), ndërsa kishin humbur pikërisht në Ligën e Kampionëve dhe nuk u lejohej një dështim i radhës.

Nuk kaluan shumë minuta dhe erdhi goli i parë. Realizues ishte Thomas Mueller (13’).

Joshua Kimmich e dyfishoi epërsinë (21’), por Luciano Narsingh realizoi për mysafirët atë që rezultoi të ishte goli i nderit (41’).

Robben shënoi me kokë pas asistimit të Alcantaras.

Nikoqirët shënuan edhe dy herë në pjesën e dytë në Allianz Arena. Robert Lewandowski (59’) dhe Arjen Robben (84’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Atletico Madridi ka fituar ndaj FC Rostov me golin e Yannick Ferreira-Carrasco (62’) dhe është në krye me nëntë pikë, kurse Bayern Munichu është në vend të dytë me gjashtë pikë. /Telegrafi/

https://youtu.be/4iTvcqjjUvc

https://youtu.be/om6oTf6wKQ8

https://www.youtube.com/watch?v=KR2sfw7SkRE

Exit mobile version