Telegrafi

Pa tatime të dyfishta

Nënshkrimi i Marrëveshjes u mundëson qytetarëve të dy shteteve të mos paguajnë dy herë tatim në të ardhurave dhe tatim në të ardhurave të realizuara kapitale.

Sipas dy ministrave, Marrëveshja duhet t’i rrisë investimet, këmbimin tregtar, t’i avancojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ta përmirësojë biznes klimën.

Ministri Bedri Hamza e cilësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjen pasi nuk do të ketë implikacione negative mbi buxhetin, por përkundrazi për shkak të investimeve dhe këmbimit të do të rriten edhe të ardhurat në buxhet.

Kurse, Stavreski theksoi se me këtë përfitojnë bizneset pasi do të rritë këmbimin tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar, është vazhdim i nënshkrimit të më shumë marrëveshjeve midis dy vendeve. Para dy muajve është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim doganor, ndërsa së shpejti planifikohet të nënshkruhet edhe marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. /Telegrafi/