Telegrafi

Pa rrymë disa pjesë të Ilindenit dhe Jurumlerit

Shfrytëzuesit e objekteve rreth motelit “Belvi” në Komunën Ilinden do të jenë pa energji elektrike nga ora 7:30 deri në ora 10:30.

Nga ora 11:00 deri në ora 17:00 pa rrymë do të mbesin disa nga shfrytëzuesit e fshatit Jurumleri, Komuna e Gazi Babës dhe pjesë e lagjes Ilinden.

Ditën e hënë nga ora 9:00 deri në ora 12:00 pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Studeniçan, ndërsa nga 9 deri në ora 13:00 shfrytëzuesit e banesës nr.9 të rrugës “Metodije Mitevski” në Komunën e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për menaxhimin me kriza të Bashkisë së Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin përçues elektrik nga ana e ekipeve të EVN-së./Telegrafi/