Çdo vit pjesë e rregullt e defilimeve të vajzave pjesëmarrëse kanë qenë parakalimet me rroba banje, por këtë vit do të ketë ndryshim për shkak të rregullave që i parashtron shteti nikoqir i këtij viti, Indonezia.
E tërë kjo vjen me qëllim që banorët e shtetit nikoqir Indonezisë, të mos ofendohen. "Nuk duam që askënd ta ofendojmë apo të vijmë në situatë me të cilën do të tregojmë mos respekt" – ka deklaruar Julia Morley, kryetarja e Organizatës për zgjedhjen e "Miss World".
Spektakli më i madh i bukurisë në botë, ku marrin pjesë 125 vende nga e gjithë bota, do të mbahet më 28 shtator. "Miss World"për herë të parë licencon Kosovën si pjesëmarrëse e barabartë, ndërsa përzgjedhja e përfaqësueses sonë mbahet në fillim të muajit korrik. /Telegrafi/