Telegrafi

Pa Rossin, titulli humb vlerën

Rossi, i cili është dhe rivali kryesor i Lorenzos, do të mungojë gjatë pjesës më të madhe të sezonit, pasi theu këmbën e tij në garën për Çmimin e Madh të Italisë javën e kaluar.

“Fitimi i titullit gjithmonë është gjë e madhe, por pa Rossin, kampionati ndoshta ka humbur në vlerë. Dua të bëhem kampion me Valentino Rossin në shteg”, theksoi Lorenzo. /Telegrafi/