Site icon Telegrafi

Pa rezultatet e autopsisë, familjarët e së ndjerës Arbenita Spahiu s’e fajësojnë askënd

Dyshimet për trajtimin e pandërgjegjshëm mjekësor në rastin e Arbenita Spahiut (27-vjeçare) e cila kishte vdekur në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjilanit dy orë pas lindjes, ka qenë temë e debatit e cila është organizuar nga klubi i gazetarëve “Beqir Musliu”, e ku të pranishëm ishin familjarët e viktimës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe këshilltarë komunalë.

Familjarët e së ndjerës Arbenita Spahiu, e cila ishte me profesion mësuese, kanë deklaruar se ata janë duke i pritur rezultatet e autopsisë, ngase dyshojnë se ajo nuk është trajtuar në mënyrë profesionale nga ana e personelit mjekësor gjatë qëndrimit të saj në spital, shkruan sot Koha Ditore.

Mustafë Selimi, xhaxhai i Arbenita Spahiut, deklaron se dyshimet e tyre kanë të bëjmë me disa informacione që kanë marrë nga mjekët e tjerë se procesi i lindjes kishte shkuar në mënyrë të rregullt dhe pa komplikime dhe pas kësaj ata kishin kërkuar që të bëhet autopsia e kufomës.

Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka sqaruar të gjithë hapat të cilat i ka ndërmarrë Prokuroria, duke filluar me intervistimin e ekipit mjekësor, që ishte drejtpërdrejt i përfshirë gjatë procesit të lindjes, si dhe personelin tjetër mjekësor.

Exit mobile version