Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, u takua me përfaqësuesit e Real Madridit, raporton televizioni spanjoll El Chiringuito.
Portugezi duket gjithnjë e më afër është largimit prej skuadrës madrilene sidomos pas takimit të mbrëmshëm mes zyrtarëve të klubit dhe përfaqësuesit të tij.
Televizioni ka raportuar se nuk mund të zbuloj shumë detaje rreth takimit, por se CR7 është “lënduar” nga ajo që i kishte thënë Mendes.
Lojtari ishte “shumë i lumtur” pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por kontakti i fundit pa rezultat e ka dëshpëruar dhe trishtuar portugezin.
Cristiano mbolli dyshime për të ardhmen e tij në Real Madrid menjëherë pas fishkëllimës finale në finalen e Ligës së Kampioneve, duke thënë se “ishte kënaqësi të jesh pjesë e Madridit”.
Sulmuesi 33-vjeçar po kërkon rritje page dhe vazhdim të kontratës edhe për një sezon, e cila i mbaron në vitin 2021.
Kujtojmë se Manchester United, PSG-ja dhe disa klube të tjera kanë shprehur dëshirën për ta transferuar pesë herë fituesin e “Tpit të Artë”. /Telegrafi/