Site icon Telegrafi

Pa probleme kaloi “Parada e parë e krenarisë” në Shkup

Me muzikë dhe vallëzim filloi parada e parë “krenarisë” që u mbajt në Shkup. Pjesëmarrësit e paradës arritën në Parkun e qytetit, ku këngëtarja Tamara Todevska këndoi këngën “Proud”.

Ajo ua kushti këngën të pranishmëve për shkak se teksti i këngës është që secili duhet të ndihet krenar për atë që është, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me banderola në race dhe flamuj me ngjyrat e ylberit, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e Shkupit. U vërejt edhe prania e pjesëmarrësve nga më shumë shtete si Bullgaria, Greqia, Serbia, Britania e Madhe. Përderisa mbahej parada dhe pjesëmarrësit marshonin drejt rrugëve mund të vërehej përshëndetja e qytetarëve por edhe fishkëllima dhe thirrje ‘ua’.

Lexo po ashtu Shkup, qindra pjesëmarrës në “Paradën e krenarisë” (Foto)

Në këtë ngjarje prezent ishte ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, këshilltari Robert Alagjozovski, ish deputeti Pavle Bogoevski, si dhe një numër i madh aktivistëve të shoqërisë qytetare.

Nëpër rrjetet sociale mund të vërehej urrejtje kundër paradës së sotshme, por megjithatë kjo nuk e prishi atomsferën që ishte në mesin e të pranishmëve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shkup, marsh për familje të shëndoshë: Fëmijët nga martesat homoseksuale janë të prirur drejt vetëvrasjes dhe depresioneve
Exit mobile version