Lidhja Demokratike e Kosovës, të martën ka mbajtur tubim elektoral në Fushë Kosovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku u shpreh para simpatizantëve të LDK-së se “Fushë Kosova është bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike”.
Abdixhiku gjatë fjalimit të tij pati edhe një mesazh drejtuar në mënyrë të tërthorazi LVV-së dhe Albin Kurtit.
“Më duhet të them se pa perde e pa karrige, sot në Fushë Kosovë, i paskeni vendosur kapak mobilizimit tonë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se “kështu bëhet një tubim i LDK-së”.
Ai tutje u shpreh se tashmë “tërmetit politik të nisur në Pejën e Dukagjinit pardje, të vazhduar në Ferizajn tonë dje, po i përgjigjet edhe Fushë Kosova sot”. /Telegrafi/