Zakonisht në futboll nuk ka vetëm duel në fushë, por edhe në tribuna për shoqërueset më të bukura të futbollistëve, të cilët shkojnë për t’i shikuar nga afër dhe për t’i mbështetur partnerët e tyre.
Kur Bacary Sagna luante në Angli, Ludivine Kadri ishte ndër femrat që shpesh paraqiteshin në faqet rozë për dukjen e saj.
Ajo ishte shpesh e pranishme në Emirates dhe në Etihad Stadium kur francezi luante për Arsenalin dhe pastaj për Manchester Cityn.
Ndërsa tani, kur Sagna po luan te Benevento, ajo është bërë ‘mbretëresha e re’ në tribunat e stadiumeve italiane.
Mediat në Itali shkruajnë se Ludivine ka nisur ta monopolizojë të gjithë vëmendjen në futbollin italian falë dukjes së saj.
Derisa Sagna dhe Benevento luftojnë për mbijetesë në Serie A, Kadri është aty për t’i mbështetur.
Fotoreporterët sigurohen që të kapin imazhe të bukuroshes, e cila duket bukur pa pasur nevojë të zhvishet. /Telegrafi/