Tani që plazhit po i vjen fundi, me siguri mendimi i parë kur vjen puna tek pamja, janë flokët. Duhen prerë! Të ndryshojmë model apo thjesht majat? Ç’është në modë këtë sezon?
Ok, të gjithë pyetjeve mund t’ju japim përgjigje duke ju treguar prerjet e trendit të fundit. Pastaj, ato që vendosni jeni ju!
Shkallëzim dhe flokë të dallgëzuara! Flokët do të duken të shëndetshme, voluminoze dhe mbi të gjitha do të jeni rehat!
Për vajzat që nuk i duan flokët super të gjata, por s’janë gati të sakrifikojnë për t’i bërë të shkurtra fare, kjo është prerja perfekte.
Balluket e ndara anash do të bëjnë që i gjithë fokusi të përqendrohet tek fytyra juaj.
Kjo prerje do t’ju nxjerrë gjithnjë më shumë në hije tiparet tuaja. Mbetet ende në modë, kështu që konsiderojeni!
Prerja e kësaj gjatësie të adhurueshme flokësh quhet: “Vetëm majat!”
Prerje e rregullt, flokë të shëndetshëm dhe model minimalist.
Prerje bob e kombinuar me funde të kthyera.
Epitoma e flokëve të qelqtë. Prerje ideale për vjeshtë. Për ato që duan flokë të drejtë, të shndritshëm dhe të shkurtër!