Telegrafi

Pa në ëndërr vendin e thesarit me ar, filloi gërmimet

Një banor nga Balikesiri në veriperëndim të Turqisë kishte shikuar në ëndërr se ka zbuluar vendin në të cilin është i groposur një sasi e madhe e arit, për ngarkim të të cilit do të duheshin 40 deve.

Ai mori lejet e nevojshme dhe filloi me gërmimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Pensionisti Halim Mavis është i bindur se ari të cilin e ka parë në ëndërr është i groposur në afërsi të lumit Simav, i cili rrjedhë nëpër Balikesir.

Duke besuar fort në ëndrrën që kishte parë, ai fillimisht u pajis me dokumentacionin e nevojshëm për fillim të gërmimeve.