Site icon Telegrafi

Pa ndonjë paralajmërim, Eminem lanson albumin “Music to be Murdered by”

(Foto: Twitter/Marshall Mathers)

Eminem i ka befasuar fansat e tij të shumtë duke e publikuar albumin e tij të 11-të me radhë.

“Music to be Murdered by” është titulli i materialeve të reja muzikore që u lansuan më 17 janar nga Aftermath Entertainment, Interscope Records dhe Shady Records.

“Është funerali yt…”, shkroi reperi në njoftimin e tij, ndërsa kopertina e albumit është e modeluar sipas një albumi të Alfred Hitchcockut me emër të njëjtë.

Njëra nga këngët është e titulluar “Alfred”, ndërsa Eminem ka shkruar se është frymëzuar pikërisht nga filmbërësi për këtë album.

Në këngët e reja, reperi ka bashkëpunuar me emra, si Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5’9″, Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooked, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak e Juice WRLD (i cili vdiq në muajin dhjetor). /Telegrafi/

Exit mobile version